Dyshohet se e zuri gjumi në timon/ Shqiptari humb jeten në aksiden ne Itali

1211
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Itali, ku ndërroi jetë një 38-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, viktimë e aksidentit ka mbetur Erion Bali, banues në Gadesco Pieve Delmona, i cili ishte menaxher i një restoranti në zonë.

Përplasja fatale ndodhi në rrethrrotullimin e San Felice, ku makina e drejtuar nga 38-vjeçari, tip ”Volkswagen Golf”, e cila po shkonte drejt Gadesco-s, ka dalë jashtë kontrolli, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën e rrugës.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.

Në vlerësimet e para të bëra nga personat me uniformë duket se humbja e kontrollit të makinës ka nisur rreth njëqind metra para rrethrrotullimit.