La Italinë pas 33 vitesh, kthehet për të investuar në vendlindje: Atje u lodha, ndersa ketu..

517
0

La Italinë dhe vendosi që të kthehej në vendlindje. Prej vitesh merret me mbarështimin e rosave.

Zgjodhi këtë hapsirë në fshatin Mizë të Divjakës. Shpendët i rrit në këtë liqen artificial që sipas Ardian Bakiut është vendi ideal për të mbarështuar rosa dhe peshq.

Por çfarë veçorish ka ky liqen për rritjen e rosave?

Bakiu tregon se të rritësh rosa nuk është e lehtë. Ato duan shumë ushqim dhe kujdesje. Ai qëndron vazhdimisht këtu dhe i ruan shpendët edhe nga grabitqarët.

Ardiani ka arritur që të mbarështojë në këtë liqen mijëra rosa.

Sipas tij ka interes nga qytetarë të shumtë për t’i blerë rosat të pjekura në saç.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se këtë e ka pasion dhe jo për fitim.

Pjesën tjetër të familjes Ardiani e ka në Torino. Ai tregon edhe përshtypjen e tyre kur vendosi të investonte në vendlindje.

Ardiani synon që ta kthejë këtë hapësirë në një agroturizëm. Sipas tij interes nga vizitorë dhe turistë ka edhe tani, të cilët qëndrojnë disa orë në këtë mjedis e më pas largohen të impresionuar.