Euro dhe Dollari bëjnë kthesëne papritur në kursin e këmbimit

2424
0

Pas rënies që pasoi fluksin e emigrantëve që u kthyen në vendin tonë për festat e fundvitit, monedhat e huaja kanë nisur rimëkëmbjen.

Thuajse të gjitha monedhat kryesore pa përpjashtim këtë të martë shënuan rritje të vlerës së tyre në raport me Lekun, si në shitje ashtu edhe në blerje.

Kështu, 1 Euro u ble në pikat e këmbimit valutor me 102.5 Lekë dhe u shit me 104 Lekë. Dollari amerikan u ble me 92.8 Lekë dhe u shit me 94.2 Lekë.

Të njëjtin trend kanë ndjekur edhe monedhat e tjera të huaja, përfshi Paundin britanik apo edhe Frangën zvicerane.

Largimi i emigrantëve, por edhe ndërhyrja e bankës qëndrore në treg pritet të forocojë edhe më tej monedhat e huaja në raport me Lekun.