E rrallë/ E zë gjumi në plazh, zgjohet në një shtet tjetër..

1676
0

Në ditët e nxehta të verës, një ndër këshillat më të shpeshta që mund të keni marrë është të keni kujdes me vapën pasi mund t’ju bjerë dielli në kokë, por në rastin e një 18-vjeçari ukrainas dielli jo vetëm që i ka rënë në kokë, por e ka shpënë shumë larg..në vendin fqinj Rusi.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Personazhi kryesor i kësaj ngjarjeje komike është një roje i një resorti në Lazurnoye, një qytezë bregdetare në rajonin e Kherson, Ukrainë. 18-vjeçari po pushonte në një dyshek plazhi në det kur papritur e ka zënë gjumi dhe më pas e ka gjetur veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë.

Ai mbeti në det disa ditë pa ngrënë e pa pirë, ku përveç hidratimit dhe urisë i kanosej edhe një rrezik tjetër pasi bazuar në traktatin detar në atë zonë nuk lejohet kalimi për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Moskës në lidhje me Krimenë.

18-vjeçari u gjet me 5 gusht në plazhin e Karkinitsky dhe më pas u transportua për në spitalin Chernomorskoye i dehidratuar. Ai gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe autoritetet e kthyen atë në vendlindje. /Burimi ”Huffington Post.it”