Vrau një shqiptar në Angli dhe trupin ia dogji. Kush ishte i burgosuri Arben Lleshi që u vra sot në burgun e Peqinit 

768
0

Arben Lleshi, i cili vuante dënimin për vrasje në burgun e Peqinit, u ekzekutua këtë të premte nga një i burgosur tjetër, Sokol Mjaçaj. 

Nga burgu i Peqinit u raportua për një konflikt mes Mjaçajt, Lleshit dhe një të burgosuri tjetër, Indrit Shaqes. Të plagosur mbetën Shaqja dhe Lleshi, por ky i fundi ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. 

Por, kush është Arben Lleshi?  

Ai vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Në 10 prill 2012, ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”. 

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë në Angli. 

Në maj të vitit 2016, ai u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin.