Kush janë 3 të dënuarit me burgim te përjetshëm që u përplasën në burgun e Peqinit

2357
0

1 i dënuar në burgun e Peqinit është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një përplasjeje të ndodhur mes 3 prej tyre.

Mesohet se përplasja ka nisur teksa 3 të dënuarit me burg përjetë, Sokol Mjacaj, Arben Lleshi, Ilir Xhakja ndodheshin në momentin e ajrimit.

Nga përplasja me një armë zjarri që ende nuk dihet si mund të jetë futur në ambientet e burgut ka mbetur i vrarë i dënuari Arben Lleshi dhe është plagosur Ilir Xhakja.

Arben Lleshi është ekstraduar 7 vjet më parë, i dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një tjetër shqiptari. Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.  Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Sokol Mjacaj është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015 Prej vitesh, Macaj vuante dënimin në burgun e Peqinit.

Ilir Xhakja i dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Adem Tahiraj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012 në Katund Sukth të Durrësit, ku u vra në krye të detyrës shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj./euronews/