Gjelit i detit të Peqinit është më i miri në të gjithë Shqipërinë, por shikoni sa ka shkuar çmimi

12774
0

Dhe lajmi vjen nga ‘mbretëria’ e gjelit te detit, Peqini. Dje në Pajovë të Peqinit u mbajt edhe panairi i gjelit të detit dhe aty u mësua lajmi se çmimi është rritur sërish.

Teksa viti po shkon drejt mbylljes, një vëmëndje e shtuar është ndaj çmimit të gjelit të detiti. Mishi i tij është traditë në tryezat e shqiptarëve. Evidentohet se në krahasim me vitin e kaluar, çmimi i tyre për kg ka “fluturuar”.

Tregu i gjelave të detit në Peqin, i cili njihet për mbarështimin e tyre, nuk bën përjashtim nga zinxhiri i rritjes së çmimeve në të gjithë vendin.

Sipas mbarështruesve, kujdesi për rritjen nis që me lindjen e zogjve dhe shoqërohet më pas me shpenzime që kanë të bëjnë me të ushqyerit, vaksinimin etj. Këtyre vështirësive u shtohet edhe koha që vetë ata shpenzojnë për rritjen e shpendëve në natyrë.

Fermërët shprehen se sivjet një kilogram mish peshë e gjallë shkon nga 1300-1500 lekë të reja. E megjithatë ata nënvizojnë se sërish gjelat po shiten nën kosto.

Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë e Peqinit, Nazmi Xhyra, tregoi edhe njëherë vështirësitë në rritje të cilat justifikojnë cmimin. Por sipas tij, gjeli i Peqinit është i njohur në mbarë vendin për cilësitë dhe shijen që zotëron ndaj dhe tregu i shitjes është i garantuar.

Megjithate disa fermere shprehen se edhe pse rritja e gjelave te detit ka veshtiresi, cmimet nuk jane rritur perkundrazi jane me poshte se vjet.