“Mos jep deklarata se..” Babai i Naim Murselit flet per here te pare: Ta dija se e kishte bërë djali im, ai s’do ishte..

1366
0

Babai i Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës Liridona Ademi që akuzohet për vrasjen e gruas, ka reaguar pas arrestimit të të birit dhe thotë se do të ishte hakmarrë vetë nëse do kishte dijeni që djali është autor.

“Me e pas ditur unë që e ka bërë djali im, unë isha marrë vet me djalin tim atë ditë, ai s’do ishte sot gjallë”, u shpreh ai për Nacionale.

Por si u vu në dijeni se është pikërisht djali i tij që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes?

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova. Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë”.

Babai i Naim Mureselit ka treguar momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media”. /nacionale.com