E rëndë në Itali/ Shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës së burrit, detaje..

1617
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një nënë e re me origjinë shqiptare, është hedhur nga dritarja e banesës së saj, ku jeton me partnerin dhe fëmijët e vegjël, për t’i shpëtuar dhunës nga bashkëshorti 40-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare.

Gruaja ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në Maggiore, ku u transportua menjëherë pas rënies me kodin maksimal të urgjencës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, po me origjinë shqiptare, është arrestuar.

Arsyeja, sipas mediave italiane, mendohet të ketë qenë xhelozia e çmendur e burrit dhe besimi i tij se partnerja e tij e kishte tradhtuar.

Kështu, pavarësisht nga prania e fëmijëve të tij të vegjël, në mbrëmjen e së enjtes së kaluar ai filloi të rrihte bashkëshorten me grushte dhe shuplaka derisa ajo në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, u hodh nga dritarja e banesës, e cila është ndodhet ne katin e dytë të një pallati në via Zanardi. Menjëherë, të alarmuar nga fqinjët, kanë mbërritur punonjësit e shëndetësisë dhe disa patrulla policie.