“Ka mbaruar koha e emigrimit” Rama i bën thirrje shqiptarëve: Në Evropë nuk mbetet më asgjë në fund të muajit

188
0

Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Partisë Socialiste në Dibër për rritjen e pagave në vend.

Rama tha se paga mesatare në Shqipëri do të jetë 900 euro dhe se në buxhet janë 400 mln euro të dedikuara për rritjen e tyre.

“Janë 400 mln euro që do të shkojnë për pagat plus dhe natyrisht që kjo nuk vjen se ne kemi dëshirë se dëshirën e kemi pasur që ditën e parë, por se kemi forcuar bazën e ekonomisë, kemi zgjeruar burimet dhe rritur të ardhurat duke rritur mundësitë për të shpërndarë shumë më shumë ashtu sikundër edhe në sektorin privat është e ndjeshme dhe do të jetë shumë më e ndjeshme vitin e ardhshëm. Ndaj dua t’ju them atyre që janë në emigracion, që sot në Evropë ka mbaruar koha kur shkoje dhe bëje një punë të zakonshme dhe në fund të muajit kishe mundësi të kurseje, sot nuk mbetet më asgjë në fund të muajit, flas për një punë të zakonshme”, tha Rama.