Edi Rama zbulon sëmundjen nga e cila vuan: E kam të trashëguar…

620
0

Pak ditë më parë në media doli lajmi se kryeministri Edi Rama takoi në një spital privat ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. I pyetur në emisionin “Studio e Hapur”, Rama u shpreh se ka qenë në spital për një vizitë për shkak se vuan nga nervi shiatik dhe jo për të takuar Tahirin.

“Faleminderit për interesimin për shëndetin tim, e kam pritur pak më shpejt nga ty të them të drejtën, por s’ka rëndësi, kjo është një tjetër arsye për të thënë se ku jemi katandisur.

Ku është roli juaj? Sali Berisha publikoi…Berisha publikon çdo ditë lloj lloj absurditetesh, talljesh, edhe talljet qe ia bëjnë të tjerët atij ai i publikon, ku është limiti këtu?

Qe ju e merrni dhe e shperndani gjithandej. Une mund te genjej, kete kufi te te vertetes duhet ta vere standarti i nje medie qe smund te jete percjelles i nje shpifje, balte, qe i ben njerezit te mendojne qe ketu eshte e njejta pocaqi

Une kam qene ne spital te nje miku im shume i mire mjek, qe ka pasur nje histori suskesi ne Itali, njeh problemin tim, qe e kam te trasheguar si te gjithe shoket e armeve ne fushen e basketbollit me mesin e pasi bera nje udhetim te gjate pata mnje kolpo qe me krijoi nje problem me nervi shiatik.

Tani, pse duhet të shkoj në spital?! Të shkoj në spital unë, për të takuar Saimir Tahirin… Kjo është nuk e di, absurde. Të ishte për ta takuar Tahirin do e takoja në zyrë.

Por lajm do të përbënte sërish! Po, por nëse do ta takoja…!

Sepse hedh një budalla, një kokrra e budallait një gur në lumë, dhe hidheni ju të gjithë si të mençur për të nxjerrë gurin nga lumi! Ka ardhur koha që t vihet një fre kësaj maskarade që po helmon në mënyrë të padrejtë të gjithë qytetarët’, tha Rama.