Takimi “kokë më kokë” / Zbardhet biseda, ja çfarë diskutuan Rama dhe Meloni

205
0

Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që po zhvillon në Itali.

Rama dhe Meloni zhvilluan dy takime, ku njëri ka qenë “kokë më kokë” mes dy homologëve, kurse tjetri u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një nga temat e diskutuara gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone.

 Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.