Person i rrezikshëm dhe i armatosur, Policia: 20 mijë euro shpërblim kush jep informacione për autorin

354
0

Klered Bozhani, është personi që qëlloi me armë zjarri efektivin e policisë së forcave “Shqiponja” Edlir Alleshi në rrugën “Hysen Xhura” të lagjes “Kinostudio.

Efektivi i Policisë ishte vënë në ndjekje të 42-vjeçarit pasi kishte informacion se lëvizte i armatosur. Gjatë ndjekjes Bozhani ka qëlluar disa herë në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur me një plumb në barkë policin Alleshi.

Efektivi i Policisë është transportuar për në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, policia ende nuk ka mund të arrestojë autorin e ngjarjes, i cili dyshohet se është larguar me një makinë.

Policia e Tiranës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 42-vjeçarit Klered Bozhani, i cili pasditen e sotme që qëlloi me armë zjarri efektivin e policisë së forcave “Shqiponja” Edlir Alleshi në rrugën “Hysen Xhura” të lagjes “Kinostudio.

Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për çdo qytetarë që jep informacion të vlefshëm që do të çojë në arrestimin e Bozhanit.

Gjithashtu, policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga 42-vjeçari pasi është person i rrezikshëm dhe i armatosur.

Ndërkohë, efektivi i Policisë që u qëllua me një plumb në bark është transportuar për në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.