“Të qërohet nga Shqipëria kjo sude-kompani” Torturat me vonesat dhe anulimet e ‘Wizz Air’, ish deputeti ben thirrjen e forte

430
0

Kompania ajrore hungareze “Wizz Air”, i ka bërë rrugë vonesat dhe anulimet e shpeshta të fluturimeve që lidhin Tiranën me vendet e tjera e Europës.

I revoltuar, ish-deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar kompaninë “Wizz Air” se po tallet me shqiptarët, si në Rinas edhe në çdo aeroport tjetër.

Ai tha se 260 pasagjerë janë në pritje prej 24 orësh në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, pasi kanë prerë biletat për në Londër.  Por si gjithnjë, pa dhënë asnjë shpjegim biletat e prera janë anuluar.

“Kjo kompani fundërrine, ka mbi 60% të fluturimeve në aeroportin e Rinasit dhe nuk ka asnjë përfaqesues të kompanise në aeroport ku qytetaret mund të pyesin, të ankohen apo të sqarohen për çdo hall që lind nga kjo kompani mashtruese”, shkruan Murrizi.

Ai i bën thirrje Aviacionit Civil Shqiptar që të reagojë dhe të marrë masa, si i vetmi autoritet kompetent që licension dhe miraton planin e fluturimeve.