E donte pa masë! Mësuesi 60-vjeçar shkoi te varri i gruas, piu ilaç dhe i dha fund jetës. Detajet prekese..

2270
0

Detaje mjaft prekëse mësohen nga ngjarja e ndodhur sot në Ballsh.

Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në këtë qytet, në gjendje në rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Për pasojë 60-vjeçari është gjetur i vdekur nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të Ballshit.

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, ndërsa rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ngjarja ka tronditur familjen, nxënësit dhe të afërmit e tij.