Nga muaji i ardhshëm pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 500 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 900 lekë.
Nga 17 mijë e 350 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 842 lekë.
Gati 1 mijë e 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 700 lekë më tepër.
Ndërkohë pagesa mujore që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 8.6 për qind të do të bëhet 11 mijë e 239 lekë nga 10 mijë e 239 lekë që aktualisht është.
Nga 1 tetori do të marrin 712 lekë më shumë përfituesit e pensionit të invaliditetet që jetojnë në fshat, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 190 lekë më tepër.
“Do ngrihen do ngrihen… 2 mijë lekë ma kanë rritur mua herën e fundit. Unë nuk kam besim fare te ato që thonë ata.”
“Mua as me 6 mijë lekë nuk më rritet. Çmimet në qiell e pensionet rriten kaq pak. Jemi në vështirësi të mëdha ne.”Pensionistët e zhgënjyer
Nga rritja me 8.6 për qind do të përfitojnë rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.