Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet apo problematikat që mund të kuptojmë nga vetë fytyra jonë.
Si të lexojmë sëmundjet në fytyrën tonë përmes shenjave të dukshme dhe të padukshme që na shfaqen, por që shpesh i neglizhojmë.
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja përmes një vështrimi të imtësishëm të fytyrës tonë, nga pigmentimi i lëkurës, çarja, njollat, aknet, buzë të thara apo rrathët e zinj poshtë syve, sy të skuqur në brendësi, fryrje e kapakëve të syve, etj paralajmëroi disa nga mungesat e vitaminave si dhe sinjale për probleme të thella shëndetësore. Gjithashtu ai rekomandoi edhe bimët mjekësore që vijnë në ndihmë në varësi të problematikave shëndetësore.
Me teper shikoni videon me poshte