Skip to content

Gërmonin pranë stacionit të trenit, mrekullohen nga thesari që gjejnë

    Kërkimet në afërsi të stacionit qendror në Amba Aradam-Ipponio në Romë të Italisë kanë nxjerrë në pah një shtëpi luksoze të shekullit të dytë.

    Banesa, e cila është tepër luksoze dhe me përmasa të mëdha, daton në në kohën e Perandorit Hadrian.

    Francesco Prosperetti kreu i autoritetit të monumenteve të Romës, u shpreh:

    Mendojmë se këtu është shtëpia ku jetoi komandanti i kazermës dhe pushonte mbas punës.

    Sapo tunelet të përfundojnë, gjetjet do të kthehen aty ku ishin, siç ishin, për të krijuar atë që me siguri do të bëhet stacioni më i bukur i metrosë në botë”.

    Shtëpia është 300 metra katrorë dhe është rreth 12 metra poshtë rrugës.