Rama dhe Meloni, bashkë në Vlorë. Kryeministri: Faleminderit Giorgia, ishte nder 

195
0

Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar homologen e tij italiane Giorgia Meloni në një vizitë të zhvilluar në qytetin e Vlorës.

Është Kryeministri Edi Rama ai që ka publikuar disa foto nga kjo vizitë, teksa dy kryeministrat shihen duke përshëndetur qytetarët e rastit.

Rama e cilëson Melonin motër nga Shqipëria, ndërsa e falenderon atë që zgjodhi vendin tonë për të pushuar, duke theksuar njëkohësisht se ishte një nder që ta mikpriste në vendin tonë.

“Sorella d’Albania 🇦🇱❤️🇮🇹 Fratello d’Italia

GRAZIE GIORGIA🙏 È STATO UN ONORE

Vlorë☀️Valona”, shkruan rama ne profilin e tij.

Kryeministrja e Italisë mbërriti në vendin tonë pasditen e së hënës, me tragetin e linjës të nisur nga Brindisi së bashku me familjen e saj dhe po qëndro në vilën qeveritare në Vlorë.