E tmerrshme! Policia zbulon 34 trupa të masakruar, ishin njëri mbi tjetrin në frigoriferë

322
0

Policia në Meksikë ka bërë një zbulim tronditës, pasi ka gjetur një morg të improvizuar brenda të cilit ndodheshin 34 trupa njerëzish të masakruar.

Sipas autoriteteve meksikane, kufomat e copëtuara ishin gjetur të mbështjella me plastikë dhe të futur në frigoriferë, në një strehë në Poza Rica, në shtetin lindor meksikan të Veracruz. Po ashtu, brenda godinës u gjetën dhe 3 persona që po mbaheshin peng nga anëtarët e kartelit, të cilët ishin me shenja të rënda dhune.

Gjashtë të dyshuar janë arrestuar, u tha gazetarëve prokurorja Veronica Hernandez, por është e paqartë se me cilin kartel janë të lidhur.

Zbulimi fatkeq u bë pasi policia dhe ushtarët bastisën një pronë të kontrolluar nga karteli gjatë një shkëmbimi zjarri me anëtarët e bandës të dielën.