Është djegur makina e reperit të njohur shqiptar Noizy. Sipas informacioneve paraprake që përcjell Balkanweb, mësohet se bëhet fjalë për “Ferrarin” me vlerë 300 mijë euro të këngëtarit.
Policia ka mundur të identifikojë dhe kapë autorin pas këqyrjes së kamerave ku ai duket duke ecur i qetë në vendin e ngjarjes .Nga dëshmia e marrë, mësohet se autori i ngjarjes është paguar me 2 mijë euro për të djegur makinën e Noizyt.
Autoritetet bëjnë me dije se autori u pagua nga këngëtari që Rigels Rajku ka patur konflikt, Kleviol Ahmetaj ose njohur si Cllevio Serbiano. Pas dëshmisë së autorit, policia ka kërkuar marrjen në pyetje të këngëtarit që pagoi vlonjatin.
Kujtojmë që në qershor të 2022, pati një sherr mes personave në fjalë. Cllevio kishte shkuar te lokali i reperit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër. Atë kohë u publikua dhe një video ku Noizy shihej duke grushtuar Cllevion.