Del parashikimi i motit per fundjaven, ja cfare pritet te shtunen dhe te dielen sipas SHMU

1794
0

Këtë fundjavë, sipas parashikimeve te SHMU, do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Ditën e Diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.