‘Hej miq, do të shihni diçka që nuk e keni parë kurrë më parë’! Tmerr/ Burri ekzekuton me plumb në kokë gruan, gjithçka e nxjerr live..

7495
0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Bosnje-Hercegovinë ku një burrë ka ekzekutuar mizorish 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Gradaçaç, ku Nermin Sulejmanoviç, ka ekzekutuar me plumb në kokë gruan e tij dhe një burrë me të cilin dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte. Po ashtu, ai i ka marrë jetën dhe djalit të mitur të burrit.

Sulejmanoviç fillimisht dhunoi gruan e tij dhe më pas ekzekutoi me armën e tij babë e bir. Në fund, vrasësi ka dalë live, duke treguar gjithçka ka bërë, e po ashtu, duke transmetuar momentin kur qëllon me plumb në kokë bashkëshorten. .. “Hej djema, do të shihni diçka që nuk e keni parë kurrë më parë, një vrasje të vërtetë! Është një masakër. Shiko, kur ke të bësh me k*rvë që të denoncon në polici”, thotë ai, ndërsa filmon gruan e tij, fytyra e së cilës është shpërfytyruar nga plagët, me gjak që i rrjedh nga goja.

Ai e pyet pse e denoncoi në polici dhe ajo i përgjigjet duke folur me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra, se kishte frikë për veten dhe fëmijën. Ndërkohë, në sfond dëgjohen të qarat e një fëmije që dyshohet se është fëmija i mitur i çiftit.

“Ja, shikojeni vrasjen drejtpërdrejt tani, bukur dhe lehtë,” thotë vrasësi më pas.

“A po shikon?” përsërit ai dhe më pas tërheq këmbëzën dhe qëllon një të shtënë në kokën e gruas së tij, duke e vrarë atë.

Në video shihet koka e saj që i bie paksa mbrapa, por trupi i saj i pajetë mbetet në pozicion ulur. Më pas vrasësi kthen telefonin dhe regjistron fëmijën të shtrirë në dysheme dhe thotë:

“Ja, dikush të vijë dhe të shpëtojë fëmijën. Vazhdojmë.”- tha ai.