Luftë e madhe për të mbajtur mjekët këtu, në një eksod drejt Gjermanisë dhe vendeve europiane; bllokim për 5 vite i diplomave të studentëve të mjekësisë, që do të mbarojnë universitetin përkatës shtetëror, por sistemi ynë shëndetësor ka luksin të flakë në rrugë, edhe pse për shkak daljeje në pension, një profesor si Tritan Kalo.
Dhe të mendosh se kreu 73-vjeçar i Akademisë së Shkencave kacavirret pas karriges për mandate të palimituara, i ndihmuar nga ekzekutivi me modifikime ligjesh në funksion nominal të tij, keqardhja për çfarë ndodh është e madhe. E thënë ndryshe, qeveria jonë është e shtrenjtë në krunde dhe e lirë në miell, sikurse thotë populli ynë.
Pas më shumë se 40 vitesh shërbim në spitalin Infektiv në Tiranë, Tritan Kalo e ka marrë “fermanin” e largimit nga puna përmes një shkrese të thatë nga QSUT. Pra, i është ndërprerë kontrata e punës, në një kohë kur sistemi vuan shumë për specialist të mirëfilltë.
Ja postimi i Kalos në rrjetet sociale:
“20.07.2023…..Dy ditë pas daljes në pension e ke kohën e mjaftë të lexosh me kujdes shkresën e ardhur nga Burimet Njerzore të Drejtorisë së QSUNT-së. Me anë të së cilës ti njoftohesh për daljen përfundimtare në pension….. ASGJË jo normale jashtë praktikës burokratike të njoftimeve në raste të ngjashme…..
AJO që më befasoj ishte rreshti i fundit i shkresës, ku “shprehej e koncentruar MIRËNJOHJA INSTITUCIONALE”, për kontributin tim 42 vjeçar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së. Në lidhje me Ofrimin e Përkujdesit Mjeksor sa më cilësor për mijra e mijra të sëmurë. Në kushte shpesh të rrezikshme edhe për vetë jetën time, nisur nga natyra kontagioze jetëlënduese. Dhe jetëmarrëse e shumë e shumë Sëmundjeve Infektive…..
”DORA E NGROHTË E PUSHT-SHTETIT” ishte e lodhur për të shprehur diçka më shumë. Për PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN tim ndaj popullit dhe vëndit tim…..
MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën. Dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë”. Në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”. Sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë. I cili në çdo kohë e rrethanë KURRË nuk pa se çfarë bëri Atdheu për të. Përkundrazi me mish e me shpirt u përpoq të bëj më të mirën për vëndin e për popullin e tij…..
Vetëm KM u kujdes që urimi i tij i përvitshëm për ditëlindje të mos mungojë….. ZEMËRNGROHËS ishte fakti se së paku ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së një populli të tërë. Ndaj punës e kontributit tim, u shprehën më bukur e më fuqishëm se kurrë ndonjëherë….. Together forever!!!”