Turqia dhe Greqia shkunden nga lëkundje të forta tërmeti

478
0

Një tërmet ka shkundur mëngjesin e sotëm Turqinë Perëndimore në kufi me Greqinë.

Lëkundja me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 7:42 të mëngjesit të së dielës.

Thellësia fokale e llogaritur është 10 km.

Tërmeti e kishte epiqendrën 65 km lalrg qytetit Aydin.

Nderkohe një tjeter tërmet është regjistruar këtë mëngjes në Greqi, pranë Samosit.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, dhe ka ndodhur 9 kilometra në lindje të Samosit me thellësi fokale 14.7 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për dëme.