‘Mjekët i humbën shpresat’! Arbër Hajdari tregon luftën që pati me vdekjen

718
0

I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka qenë Arbër Hajdari i cili ka ndarë me publikun dhe një histori jo fort të këndshme nga fëmijëria e tij.

Ai ka folur për një sëmundje e cila për pak sa nuk i mori jetën dhe mjekët nuk kishin më asnjë gjë në dorë për të bërë.

Arbër Hajdari: Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar.

Erjona Rusi: Mund ta themi atë që kishe kaluar? Bëhet fjalë për një moment shumë të vështirë, thonë ti ke një jetë të dytë.

Arbër Hajdari: Po është e vërtetë. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë. Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës.