Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme te Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik, Kurbin, në një rrugë rurale.
Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Drjetuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës, por për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ende nuk është identifikuar nga policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.