Fenomen i rrallë në Arabi Saudite, jeta u ndal në pak minuta, cfare ndodhi.. (VIDEO)

94
0

Një stuhi rëre ka goditur qytetin e Hafar Al Batin, në Arabinë Saudite. Për pasojë, trafiku është ndalur, qendrat tregtare e dyqanet janë mbyllur si pasojë e reve të rërës.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar nga ky fenomen, por raportohet se reja e madhe e pluhurit e ngritur në ajër mbuloi gjithçka dhe njerëzit patën probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Autoritetet lokale paralajmëruan qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre për të qëndruar të sigurt dhe drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë udhëtimit./a2news/