Euro arrin nivelin më të ulet historik, ja sa këmbehet sot

238
0

Monedha europiane po vijon të shënoje rënie drastike dhe sot ka prekur nivelin më të ulët historik.

Sipas tregut vendas një Euro këtë të merkure blihet me 109.7 dhe shitet me 110.5 Lekë. Gjatë gjithë këtij muaji, Euro ka njohur një rënie graduale.

Ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se monedha europiane do vazhdojë të qëndrojë e zhvlerësuar në raport me Lekun, marrë parasysh nisjen e sezonit turistik.

Edhe monedhat e tjera vazhdojnë të qëndrojnë në nivele të ulëta, Dollari sot blihet me 102.3 Lekë, ndërsa Paundi me 126.4 Lekë.