Paga deri në 167 mijë dollarë në vit, 60% e profesioneve në Amerike nuk kërkojnë diplomë

143
0

Sipas një sondazhi të fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i vendeve të punës që kërkojnë ndonjë diplomë tjetër përveç diplomës së shkollës së mesme ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Deri në vitin 2030, Byroja e Statistikave të Punës parashikon që rreth 60 % e të gjitha vendeve të reja të punës në ekonomi do të jenë në profesione që nuk kërkojnë një diplomë kolegji. Për të gjetur industritë ku mundësitë për kandidatët pa diplomë po rriten më shumë, studiuesit e LinkedIn analizuan miliona profile anëtarësh dhe përshkrime të punës të shpërndara në platformë midis 2021 – shit dhe 2023 – shit.

Sektoret më të hapura për ta diplomuarit në kërkim të një pune janë konsulenca në pozicionet: këshilltar klienti apo konsulent biznesi. Gjithashtu ai i marketingut, si menaxher i mediave sociale, specialist marketingu apo koordinator marketingu. Por dhe në sektorin e hulmtimeve, burimet njerëzore, media dhe komunikim në poste si shkrimtar, asistent produksioni, redaktor apo menaxher prodhimi

Disa nga këto punë ofrojnë paga me gjashtë shifra: Menaxherët e prodhimit mund të presin të fitojnë të paktën 106 mijë dollarë në vit, ndërsa konsulentët e zgjidhjeve zakonisht fitojnë më shumë, midis 113 mijë dhe 167 mijë dollarë, sipas ZipRecruiter.

Rekrutimi për rolet e konsulencës ka parë rritje të konsiderueshme në punësimin e kandidatëve pa diplomë në vitet e fundit, me 34 % midis 2021 – 2022.

Në mënyrë të ngjashme, më shumë kompani po rimendojnë se si të punësojnë për rolet e burimeve njerëzore, duke i dhënë përparësi aftësive të buta si komunikimi dhe udhëheqja mbi arsimimin e një kandidati.

Dorina Kurtaj /SCAN