Një tjetër pacient ka ndërruar jetë pas operacionit me botoks në stomak në Turqi. Ngjarja u regjistrua në qytetin e Tuzlas, ndërsa në pranga janë vënë dy mjekë, të cilët pas verifikimeve përkatëse janë lënë në liri me kusht.
Viktima është identifikuar si Hurise Gezmiş, shëndeti i së cilës u përkeqësua ndjeshëm pas botoksit në stomak. Në kuadër të hetimit të nisur pas ankesave të pacientëve, mjeku zyrtar i spitalit CCE, mjeku që ka kryer operacionin Ş.Ş., dhe pronari i kompanisë CT u ndaluan dhe më pas u liruan.
Mediat turke raportojnë se, kjo është vdekja e dytë brenda pak kohësh, kur në këtë spital një pacient ka pasur komplikacione dhe ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje në stomak.
Më 25 shkurt të këtij viti, ndërroi jetë një 46-vjeçar nga Turkmenistani, ndërsa në pranga ranë të njëjtët mjekë, të cilët edhe asokohe u lanë të lirë, ndërsa ndaj tyre rëndonte akuza e “shkaktimit të vdekjes nga pakujdesia”.
Ndërkohë, të tjerë pacientë kanë pasur shqetësime e komplikacione shëndetësore gjatë këtij viti në disa prej spitaleve private turke, fill pas ndërhyrjeve në stomak, metodë e përhapur gjerësisht për personat mbipeshë, ose ato që dëshirojnë të humbin peshë.