Kapet hajduti i monopatinave në Tiranë, shihni momentin kur vjedh.. (Video)

85
0

Është arrestuar sot autori i 7 vjedhjeve në Tiranë. Policia bën me dije se 20-vjeçari Emiljan Guraj kishte vjedhur disa herë monopatina në zona të ndryshme të kryeqytetit, bashkë me një të mitur.

Ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar 2 monopatina që dyshohen të vjedhura ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e  plotë të rasteve.

Ndërkohë gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj ka siguruar videon kur i riu vjedh një biçikletë në një nga rrugët e Tiranës dhe ikën i pashqetësuar.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Stop”, për zbardhjen e 7 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.  Arrestohet autori i dyshuar i këtyre 7 rasteve, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.  Sekuestrohen 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”.   

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./tvklan/