E rëndë në Itali, nënë e bijë qëllohen në parkingun e një supermarketi

2778
0

Një ngjarje mjaft e rëndë u shenua mbrëmjen e djeshme në Milano, ku nënë e bijë u qëlluan me armë zjarri pranë parkingut të një supermarketi.

Gratë e plagosur 57 dhe 16 vjeç janë italiane dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat nuk prekën asnjë organ jetësor.

Sipas hetuesve, sherri që degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur si pasojë e një konflikti familjarë.

Karabinierët janë në kërkim të një të afërmi që dyshohet si përgjegjës për të shtënat, teksa autori është ende në arrati.