Dalin emrat fitues të lotarisë amerikane, ja si të kontrolloni përgjigjet

7533
0

Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane mund të marrin përgjigjen ditën e sotme nese jane apo jo fitues.

Duke nisur nga ora 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane.


Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 6 maji 2023, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar. Të regjistruarit do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.