Banesa e ish-deputetit Eduart Ndocaj në qytetin e Milanos është përfshirë nga flakët.
Zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike dhe ka djegur katin e katërt të objektit në pronësi të ish-deputetit. Në një reagim eksluziv për Euronews Albania, Ndocaj ka thënë se zjarri masiv ka shpërthyer në orën 2 e gjysmë të natës.
Ai tha se në banesë ndodheshin 8 pjestarë të familjes së tij të cilët mundën të dilnin dhe të shpëtonin mrekullisht.
“Kati i fundit i ndërtesës ku kishim një objekti druri, gjatë natës ka rënë një zjarr i jashtëzakonshëm, sa dogji gjithçka. As zjarrfikësit nuk mundën të shpëtonin asgjë.
Të paktën ata mundën të bënin që flakët të mos përhapeshin në katet e tjera të banesës. Prona është e siguruar dhe presim që të vijnë ekspertët e siguracionit që të konstatojnë dëmet dhe të vazhdojmë me pjesën ligjore.
Pas asaj që është konstatuar, është një shkëndijë elektrike që ka ndodhur nga ora 2 e gjysmë e natës dhe ka shpërthyer në flakë për shkak se ka pasur dhe një strukturë druri. Ishim të gjithë këtu brenda, sepse këtu jetojmë dy familje me gjithë vëllain. Ishim 8 pjestarë të dy familjeve. Fatmirësisht ishte vajza zgjuar pasi ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale. U zgjuam dhe mundëm të dilnim”, tha Ndocaj.
Ai shtoi se dëmi i sendeve me vlerë që ndodheshin në katin e katërt të banesës kap vlerën e 200 mijë euro.
“Patjetër aty kanë shumë gjëra me vlerë të familjes dhe të mijat dhe dëmi i kalon 200 mijë euro në atë që ka ndodhur në atë objekt. Lajmi kryesor është që aty nuk ka apsur persona të lënduar, pjesa tjetër është sekondare dhe jo e paarritshme. Do të mundemi ta bëjmë prapë ndërtesën aty siç ka qenë”, deklaroi Ndreca.