Linda i zë vendin Ramës gjatë fjalimit të iftarit, tregon cfare i ndodhi gjatë natës në spital: Engjëlli më qëndroi pranë..

154
0

Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij kanë qenë të pranishëm në tryezën e Iftarit.

Teksa ju ka uruar besimtarëve myslimanë një agjërim të pranuar, Linda Rama ka treguar përjetimet gjatë orëve kur kryeministri Rama ka qenë i shtuar në spital, ku ka veçuar një rast përkujdesjeje nga vajzat e bluzave të bardha që është kujdesur për të dhe kryeministrin.

“Në 30 orët e qëndrimit me Edin në spital, pata mundësinë të jem mes një ekipi mjekësh dhe infermierësh të përkushtuar, Aida, Ela, Anxhela, Sonila, Elena, Delina, ishin vajzat që kujdeseshin si flutura mbi kryet e pacientëve pa e thyer heshtjen dhe pa e humbur zhdërvjedhësinë e duarve dhe buzëqeshjen inkurajuese përgjatë orëve të avashta të natës.

Teksa rrija e ulur në karrige, pak pas mesantës, njëra prej tyre më afrohet dhe më pyet me zë të ulët: Të ju sjell një jastëk? E më parë erdhi se iku duke më lënë në dorë një jastëk të vogël që e mbajta në qafë gjatë natës. Në zbardhje, pashë që jastëku që kishte qëndruar me mua, ishte një jastëk bebesh me një rosak të qëndrisur me dorë në mes të tij.

I kujt është ky jastëku që ma lehtësoi natën mua? E pyeta. “I vajzës time”, tha, “e mbaj pranë në orët e natës kur jam në punë”. E pashë me admirim për shpirtin e saj edhe e pyeta: Si quhet vajza? “Ajlina”, më tha “dhe i qeshën sytë”. Ajlina, ëngjëlli me emrin e vjetër mysliman kishte qëndruar me mua si dritë e Hënës dhe dhuratë e Zotit në një natë të vështirë në natën e Ramazanit dhe me këtë mbresë së njerëzillëkut shembullor, lejomëni të ju uroj edhe ju besimtarë myslimanë që agjërimi të jetë i pranuar.”/