Policët nuk i besojnë syve me atë që gjejnë në valixhen e një pasagjeri në aeroport

1090
0

Kontrollorët e bagazheve në aeroportin e Stambollit “Sabiha Gökçen” janë habitur kur skaneri ka zbuluar disa imazhe të dyshimta brenda valixhes së një pasagjeri që vinte nga Irani.

Menjëherë ata e ndaluan personin në fjalë dhe pasi hapën valixhen, konstatuan se brenda saj kishte rreth 15 kilogramë flokë njeriu, që kapnin vlerën e mbi 16 mijë eurove.

Ndaj pasagjerit ka nisur hetimi përkatës, ndërsa sasi e flokëve të gjetura është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas mediave turke, fillimisht pasagjeri është lejuar të kalojë, pasi ka vulosur edhe pasaportën, pa e ditur që disa agjentë i ishin vënë pas, për ta kontrolluar në një vend tjetër, aty ku edhe konstatuan sasinë e flokëve nëpërmjet rrezeve X.