Po vjen furtuna/ Bëni kujdes, në këto qytetet priten stuhi gjatë natës..

68
0

Gjatë ketyre ditëve vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta për stinën e pranverës si dhe me reshje shiu, ku në disa zona të vendit nuk kanë munguar as reshjet e borës.

Ndërkohë, mësohet se Shqipëria edhe në ditët në vijim do të jetë nën “pushtimin” e shiut.

Reshjet nuk do të mungojnë në të gjithë territorin, ndërsa me intensitet më të lartë do të jenë në qarqet Dibër, Lezhë dhe Vlorë.

Në qarqet Lezhë, Dibër dhe Vlorë, reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.