Skip to content

Vëllai i vrau gruan në gjumë, flet bashkëshorti i Migena Sinanit: Punoja natën për fëmijët..

    Ka folur ditën e sotme për mediat bashkëshorti i Migena Sinanit.

    Në një intervistë për mediat ai ka treguar se pas vrasjes së gruas së tij i kanë mbetur vetëm fëmijët.

    Pjesë nga intervista:

    Ju punoni taksist, gjithmonë natën?

    Erjon Sinani: Po natën, punoja natën për fëmijët, po mundoheshim me mbledh pak lekë më i siguri jetesë shtëpia është e amortizuar komplet, ka shumë lagështirë.

    Mendoni se kushtet e vështira e ka cuar në këtë akt vëllain tuaj?

    Erjon Sinani: Nuk di ca të them

    A punonte ai?

    Erjon Sinani: Po, shumë punonte, për të siguruara lekë për të blerë një shtëpi.

    Keni një apel? Për shkak të asaj ç’ka ndodhi, një ndihmë për fëmijët tuaj?

    Erjon Sinani: Një shtëpi të jetoj normal, që fëmijët mos më sëmuren.

    Migena ka pas konflikte?

    Erjon Sinani: Jo nuk ka patur probleme. Nuk e di si ndodhi.

    Po fëmijët?

    Erjon Sinani: Fëmijët ndodhen te njerëzit e nuses. I mbajnë ata. Janë të vegjël s’e kuptojnë këtë gjë. Lodra duan shëtitje. Ata më kanë dhënë mbështetje të plotë. Ata kanë mbetur tani.