“Më thith gjuhën”, del video skandaloze e liderit Dalai Lama me një djalë të vogël

177
0

Një video skandaloze po bën xhiron e rrjetit. Dalai Lama shihet në këtë video duke i kërkuar një djali të vogël që t’i thithë gjuhën.

Lideri shpirtëror 87-vjeçar shihet duke e puthur në buzë djalin e më pas i thotë “më thith gjuhën”, duke e nxjerrë atë dhe duke ia afruar djalit, i cili largohet nga Dalai Lama.

87-vjeçari qesh, i shtrëngon dorën dhe i thotë “Faleminderit!”.

Pas këtij episodi të turpshëm, profili në Twitter i Dalai Lama i kërkoi ndjesë “djalit dhe familjes së tij”.

“Shenjtëria e Tij shpesh ngacmon njerëzit që takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik apo para kamerave”, lexohet në postimin në rrjetin social.