Njihuni me shqiptarin që po bën namin në Gjermani, është shembull për të gjithë

1093
0

Shqiptari nga Podujeva e Kosovës por që jeton në Kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin është personazhi pozitiv në artikullin e gazetës gjermane Bild.de.

Është Albion Visoka, ai që ka zënë ballinën e gazetës Bild të premten, i cili me gjestin e tij human duke ju falë ushqim të pastrehëve në këto ditë të ftohta të dimrit, ka zgjuar interesimin tek publiku vendas..

Visoka është pronar i një picerie, ne Berlin. Ai tani tek banorët vendas njihet si shqiptari, të cilin e thërrasin kudo që ka njerëz të pa strehë ose që jetojnë në ambient të hapur, ai shkon iu dhuron ushqim dhe pije të nxehta.

“Njerëzit kanë nevojë për ndihmën tonë në këto temperatura, dhe shpresoj se mund të motivoj lokalet tjera që të ndihmojë edhe ata “, ka thënë ai.

Bild shkruan se si Albion Visoka u arratis nga Kosova me familjen e tij në 1997 në Gjermani.

“Babai i tij, Nasko Visoka 60 vjeç, është krijues i pasionuar picave në “Ceeser”, dhe e gjitha familja vepron si një ekip ne krijimin e picave. Për dy vjet, ata kanë furnizuar njerëzit e pastrehë në mjediset e hapura gjatë stinës së dimrit”, shkruan Bild.de.