Skip to content

“Pse më sheh?” Kërcet grushti në mes të qytetit, 4 lezhjanë sherr me gjirokastritët (Video)

    “Pse më sheh?” është një nga shprehjet tipike që fut në sherr dy shqiptarë dhe më pas çon edhe në përplasje më të përshkallëzuar duke përfshirë këtu përdorimin e armëve të ftohta apo edhe atyre të zjarrit.

    Një rast i ngjashëm ka ndodhur mesditën e sotme në mes të qytetit të Gjirokastrës, ku sipas raportimeve, 4 djem të rinj lezhjanë janë konfliktuar fizikisht me 2 gjirokastritë, shkruan JOQ.

    Arsyeja e sherrit nuk dihet, por ngjarja masive ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës.

    Askush nuk ka hyrë t’i ndajë, ndërsa policia nuk duket gjëkundi.

    Fatmirësisht ngjarja u kufizua vetëm në dhunë fizike dhe nuk pati të plagosur nga sherri.