Do kemi ditë dimri dhe ditë plazhi, sinoptikanja zbulon motin për ditët e fundit të marsit dhe kur kthehen reshjet

113
0

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel ka qenë meteorologia Lajda Porja e cila ka bërë parashikimin e motit për ditët e fundit të muajit mars.

Sipas saj këtë fundjavë temperaturat mund të shkojnë deri në 25-26 gradë, ndërsa nga data 27-28 do të kemi dhe reshjet e shiut. Ajo shprehet se në pranverën e këtij viti do kemi ditë dimri, ditë plazhi dhe shumë surpriza të tjera.

“Një diell dhe ideal do të thosha gjatë kësaj fundjave ku priten temperatura, sidomos dita e shtunë me vlera 25-26 gradë, tipike dhe për plazh do të thosha, megjithatë moti do të jetë i kthjellët, vranësirat në zonat malore do jenë kalimtare dhe të pakta. Nuk zhgënjejnë sërish ‘plakat’ duke bërë që fundi i marsit datat 27-28, pra javën tjetër të sjellin reshje, megjithatë reshje do jenë kalimtare.

Parashikohet që edhe deti i qetë pasi dhe era do jetë kryesisht e lehtë dhe me shpejtësi jo më shumë se 28-30 km në orë. E gjithë vija bregdetare me temperatura mbi 20 gradë, mund ta shijojnë sidomos dita e shtunë, ku parashikohet që qarku i Vlorës do të regjistrojë dhe vlerën 25 gradë, temperatura shumë të larta krahasuar me periudhën në të cilën ndodhemi.

E shtuna dhe e diela janë shumë të favorshme përgjatë këtij marsi dhe surprizues do jetë kjo pranverë. Do kemi dimër, do kemi plazh, do kemi gjithë surprizat e mundshme edhe gjatë muajit prill”, është shprehur Porja.