Skip to content

Fundjavë për plazh, ja cfarë moti pritet të shtunën dhe të dielën sipas SHMU

    Sipas SHMU, për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave kalimtare.

    Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.