Gjatë orëve në vijim pritet të kemi ulje të temperaturave si dhe shtim të vranësirave.
Sipas sinoptikanëve, mesohet se dita e martë do të ketë ulje drastike të temperaturave krahasuar me ditën e hënë.
Gjatë ditës së martë i gjithë territori pritet të jetë i pëfshirë nga vranësirat të cilat do të jenë të shoqëruara me reshje të dendura shiu.
Ndërkohë ndryshe nga dita e hënë ku temperatuat maksimale arritën në 20 gradë celcius, ditën e martë do të kemi një rënie me 6 gradë celcius.