Ditë zie në familjen e Sazan Gurit. Ambientalisti qan LIVE në emision për qenin e ndjerë: Vuante nga një sëmundje e rëndë, presim ngushëllime

94
0

Diten e sotme Ambientalisti i njohur Sazan Guri nepermjet nje statusi ne Facebook ka njohtuar ndarjen nga jeta te qenit te tij te shtrenjte ne moshen 19 vjecare.

Nder te tjera ai shkruan se qeni vuante nga nje semundje e rende dhe se ishin shume te lire pas tij. Ai thote se pret dhe ngushellime nga miqte dhe te afermit pasi ishte shume i shtrenjte per te.

Diten e sotme ne emisionin “Ftesë në 5” ai foli mes lotësh për humbjen e qenit të tij.

Ambientalisti tregoi se Darki i tij ishte 19 vjeç dhe prej 4 vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Tejet i prekur ai kujtoi disa nga momentet më të bukura me qenin, nga momenti që e priste në shtëpi, tek lehjet e ti për të “shuar” zënkat mes fëmijëve apo nuhatja e tij për çdo njeri me qëllim jo pozitiv që hynte në zyrë.

Sa i përket lajmeve për 40 ditë zi, Sazani tha se ishte një deklaratë emocionale që kishte si qëllim dhënien e një mesazhi ndërgjegjësues për gjithë shqiptarët.