Skip to content

Gruaja hodhi qenin nga kati i 6-të, qytetarët mblidhen poshtë pallatit, shikoni cfarë i bëjnë

    Një grup qytetarësh kanë protestuar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të shënuar në zonën e Freskut, ku një grua hodhi nga kati i 6-të një qen.

    Disa aktivistë janë mbledhur jashtë pallatit ku ndodhi ngjarja me pankarta në duar dhe me thirrjet “Fli i qetë në Parajsë” dhe “Monstër”.

    Protesta e thirrur nga aktivistet është simbolike në formë homazhi për qenin që u hodh nga pallati, i cili përpos ndihmës ngordhi.

    Kujtojmë që video ku gruaja hedh qenin nga pallati bëri xhiron e rrjetit, ndërsa policia ka nisur hetimet për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.