“Mallkuar qofshin ato..”, nëna iu vra në lokalin në Don Bosko, djali me mesazh prekës

287
0

Një ngjarje e rëndë tronditi mbremjn e djeshme Tiranën, ku në një lokal në Don Bosko u qëllua me breshëri plumbash, e ku humbi jetën një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në lokaline Fatjon Muratit, një person me precedent kriminal. Nga ngjarja humbi jetën Mimoza Paja 60 vjeç, e cila punonte si banakiere në këtë lokal.

Në lidhje me këtë ngjajre të tmerrshme ka reaguar edhe djali i 60-vjeçares. Ai ka postuar një foto me nënë  etij, teksa shkruan “mallkuar qofshin ato plumat që i zbrazen në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”.

Po ashtu nga kjo ngjarje mbetën të plagosur Shehat Murati 50 vjeç, i cili është edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Astrit Merja 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genc Shohalli  55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shënjestër e këtij atentati ka qenë pikërisht Shehat Murati, xhaxhi i Fatjonit. Kujtojmë që ngjarja ka nodhur rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt lokalit.