Mësuesja 19 vjece dashurohet me drejtorin, dy motrat martohen në një ditë me dy çuna xhaxhallarësh

66
0

Enerieta dhe Gentiani janë motër e vëlla dhe kanë ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për nënën  e tyre. Enerieta është vajza e madhe e familjes dhe thotë se pengu i saj më i madh është që nuk ka mundur t’i shijojë prindërit sepse pas largimit nga shtëpia në moshën 14-vjeçare për të kryer studimet në Gjirokastër, emigroi në Francë.

Për të na njohur pak më shumë me nënën, e cila është arsyeja e ardhjes së tyre në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Enerieta nis të rrëfejë historinë e saj dhe njohjen e prindërve.

Enerieta: Mami është nga Devolli i Korçës. Në  moshën 18 vjeçe mbaroi pedagogjiken dhe erdhi mësuese në fshatrat e thella të Përmetit dhe aty u njoh me babin. Babi ishte drejtor shkolle dhe mësuesja u dashurua me drejtorin. Dashuria e tyre ishte shumë e fortë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte mami?

Enerieta: 19. shkoi 18 dhe 19 ra në dashuri me drejtorin.

Ardit Gjebrea: Po familja e mamit ishte dakord?

Enerieta: Jo sepse ata ishin devollinj, fshatrat e Përmetit ishin fshatra shumë të thella, shumë të varfra. Ata e mbanin veten për më mirë, në xhade. Pasi u përpoqën, e njohën babain, thanë që “si djalë është djalë shumë i mirë, nuk shahet, por puna është që është shumë larg, ti moj vajzë do humbasësh në ato fshatra” se vërtet ishin fshatra shumë të thella, mes maleve.

Ardit Gjebrea: Sidoqoftë, mami vajti.

Enerieta: Gjyshja i tha “unë nuk të lë të ikësh vetëm në ato fshatra, do marrësh me vete dhe motrën, Muazezin”. Kështu u bë, u martuan dy motra në të njëjtën ditë me dy çuna xhaxhallarësh.