Ambasada ngre alarmin: ‘Simboli i Shqipërisë dhe Amerikës në rrezik’

734
0

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të shqiponjës ku bën me dije se si Shqipëria dhe SHBA e kanë për simbol. Por ngre alarmin duke thënë se shqiponja, është në rrezik në vendin tonë.

Në SHBA në 2007 shqiponja u hoq nga lista e shpendëve të kërcënuara, e sot lulëzon, por në Shqipëri ç’duhet të bëjmë, ngre pyetjen ambasada?!

Postimi i plotë:

A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme?